Gledis Nano

Kronikë

Gledis Nano fiton përfundimisht betejën me qeverinë: Do të përfitojë 100 mijë euro pagë të 5 viteve

20 Korrik, 16:35| Përditesimi: 20 Korrik, 16:37

  • Share

Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka fituar përfundimisht betejën me qeverinë sa i përket shkarkimit të tij nga detyra në Gusht të vitit 2022.

Gjykata Administrative e Apelit i ka dhënë të drejtë Gledis Nanos, duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, që e konsideron të paligjshëm shkarkimin e tij si Drejtor të Policisë së Shtetit.

Kështu, Gledis Nano do të përfitojë me vendim të formës së prerë 60 paga të 5 viteve si drejtor policie, një vlerë që në total përllogaritet në rreth 100 mijë Euro.

Të njëjtin vendim kishte dhënë edhe Shkalla e Parë e Administratives, por që ishte dërguar në Apel nga Këshilli i Ministrave, Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Tashmë, ka një vendim të formës së prerë nga Apeli i Administratives që e bën të detyrueshëm lëvrimin e pagave për Gledis Nano si titullar i Policisë.

Në këtë mënyrë, shteti do të derdhë 2 paga për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Gledis Nano u shkarkua nga detyra më 31 gusht 2022 me argumentin se nuk i ka realizuar objektivat, me propozim të ish-ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.  Në vend të tij, u emërua Muhamet Rrumbullaku. Në atë kohë, Kryeministri Rama deklaroi se Gledis Nano i kishte thënë që do të japte dorëheqjen, por që rezultoi kështu, duke bërë që qeveria ta shkarkojë. 

Gledis Nano është një nga drejtuesit më afatshkurtër në krye të Policisë së Shtetit.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mema Endrit: 21/07/2025 18:17

    Urime ish drejtorit për fitoren. Por pyetja që lind natyrshëm është: Po për dëmin financiar që u shkaktua nga shkarkimi sipas dëshirën e pa rregulla? Nqs ministri ka vepruar gabim, atëherë të dali e të kërkojë falje publike, ashtu siç e shkarkoi pa të drejtë publikisht dhe ti sekuestrohet ndonjë pronë për dëmin e bërë, se dhe shteti do rimbursuar.

    Përgjigju
  • S.Kasi: 21/07/2025 17:56

    Suksese profesionist,korrekt,i dashur me njerëzit shumë punëtor,i thjesht,i qartë jo fodull e jo i pavlerësuar në komunitet..Të uroj sukses.Rrespekte pa fund

    Përgjigju
  • mondi: 21/07/2025 16:56

    Kosto nga nje vendim inati.

    Përgjigju
  • TARRAS LALA: 21/07/2025 16:12

    Po tani o Edi kush i pagon 100.000 mij eurot ti o Ed apo taksapagusit mē tē varfērit e Europēs ? O i shkreti Albanistan çpo heq.

    Përgjigju
  • Iris: 21/07/2025 04:27

    Bravo Gledis! E dinim qe pushimi juaj nga posti ishte i padrejte.Tani shpresojme te fitosh dhe drejtimin e BKH !

    Përgjigju
  • One: 20/07/2025 21:02

    Pyetja qe pason eshte, cfare ndershkimi ka per ata qe pushojne nga puna me pa te drejte dhe pse te paguajne taksapaguesit per gabimet me dashjw te tyre?

    Përgjigju
    • xhelua: 21/07/2025 15:26

      Gledisi ti gezoj. NQS ne te ardhmen nuk duhet te ndodhin keto lloj shkarkimesh,te ndryshoj ligji i cili sa ishte projekt ligj.ekzistoi ajo pike ne komision te ligjeve u hoq dhe per çudi e votuan dy palet. Pika ishte. Kur punedhensi heq nga puna punemarresin dhe ky i fundit e fiton me ligj te drejten e rikthimit ne vendin e punes, ose demshperblimin kete te fundit e paguan punedhenesi ne kete rast Ministri Çuçi. Keshtu e ka Perendimi ku duam te shkojme.

    • Lui: 21/07/2025 00:32

      Fiks këtë pyetje kisha edhe unë. A mban ndonjë epror përgjegjësi për shkarkimin e padrejtë që mund t’i bëjë një vartësi? Sepse kështu i bie që padrejtësinë e vuan i gjithë populli..!!

  • five company: 20/07/2025 20:07

    Sipas opinonit tim personal, nje efektiv policie duhet te jete plotesisht i pergatitur ne fushen e tij dhe une mendoj se ne kete fushe eshte specialist, pavaresisht se SPAK e kishte nominuar per kandidat BKH ( ndoshta ketu do te jete me i specializuar per fushen qe perfaqson). Persa i perket marredhenjes me politiken dhe shtetin duhet ne te mendojme qe si efektiv policie ai pati mosmarreveshje me znj. Elisa Spiropali per studimet e qeverise ne lidhje me Paris agreement?,! Elisa e pyeti sa duhet te jete reduktimi i ndotjes nga gazi dhe nafta ( importers). Gledis Nano i tregoi STOP- in e Policise si nje institucion jo -politik. Nqs ju me kuptoni ne lidhje me mosmarreveshjet Polici - Politike.

    Përgjigju
  • Niko Brekovski: 20/07/2025 18:37

    ......bravo ,burre me dinjitet ,I pregatitur per ate pune, por nuk u be ushtar qe zbaton urdherat e kujdo ,nuk pranoj qe askush te fuse turinjet ne pune kalova e tije, I uroj suksese kud.

    Përgjigju
  • ISH USHTARAK I F.A.: 20/07/2025 17:28

    Në çfarë vëndi të botës ushtaraku mbrohet për qënien e tij nën divizë?Ushtaraku është shërbëtor i shtetit,po shteti kush është?Kryeministri,ministri jan më tëvegjël në hierarkin shtetërore?Kush e firmosi vendimin për drejtor të policisKryeministri apozGledisNano???Gjykata hajdute dhe injorante,çojini librin e ABETARES që të mësojnë të lexojnë kopetencat!!Pa filluar përsëri n.q.se fiton e futi mafia e drejtësis në THESIN E KORUPSIONIT.MJERË O POPULL SE ÇFARË DREJTËSIE E USHTARAK KE

    Përgjigju
    • S.Kasi: 21/07/2025 17:47

      Suksese shum suksese profesionist korrekt e i dashur me njerëzit kuadër jo fodull rrespektoje vartësit puntëtor i palodhur..Rrespekte pa fund

  • Sondazhi i ditës:

    Si po menaxhohet situata me zjarret?