Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Gledis Nano e ka nisur nga Elbasani prezantimin e drejtorëve të rinj vendore, ndryshimet e të cilëve i bëri të ditura një ditë më parë. Nano ka prezantuar sot në qytetin e Elbasanit, Ardian Çipën, i cili zëvendëson në postin e Drejtorit të Policisë, Gjovalin Lokën.
Në ditët e fundit Elbasani është tronditur nga dy atentate mafioze, të mbetura të pazbardhura. Pavarësisht eksperiencës së vyer ndër vite të Gjovalin Lokës në krye të Policisë Elbasan, Gledis Nano ka vendosur të bëj një rokadë më Korçën, duke emëruar atje Lokën dhe sjelljen e Ardian Çipës nga Korça në Elbasan.
Çipa, me eksperiencë të gjatë në Policinë e Shtetit, përballet tashmë me detyrë të vështirë, në njërin prej qarqeve më problematik sa i përket krimit.
Lajmi kryesor:
Gledis Nano paralajmëron drejtuesit e rinj të policisë: Jeni në provë, do vlerësoheni në bazë të meritokracisë
M.Q./ReportTv.al