Receta

Gliko dardhe nga zonja Albana

14 Korrik, 11:39| Përditesimi: 14 Korrik, 11:41

  • Share

Gliko dardhe

Përbërësit:

  • 1 kg dardha
  • 900 gr sheqer
  • 2 gota ujë
  • 2-3 karafil
  • 1 shkop kanelle
  • ½ lugë çaji kripë limoni

Përgatitja:

Qërojmë dardhat, i shpojmë me pirun 4–5 herë secilën dhe i vendosim në ujë me limon që të mos nxihen. Përgatisim shurupin duke përzier sheqerin me ujin. Kur shurupi të fillojë të vlojë, shtojmë dardhat dhe i lëmë të ziejnë për 5-7 minuta. Më pas fikim zjarrin dhe i lëmë të ftohen në shurupin e tyre. Pasi dardhat të kenë përthithur shurupin, vendosim tiganin sërish në zjarr. Shtojmë karafilat dhe shkopin e kanellës. Shtojmë acidin citrik (kripën e limonit) 5 minuta përpara se glikoja të jetë gati.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    AKU në ‘sitë’, a duhet bërë e njëjta gjë edhe me inspektorate të tjera?