Gliko me lëkura agrumesh
Përbërësit:
- 1.5 kg mandarina me lëkurë të trashë ose portokalle
- 2 gota sheqer
- 1 e 1/2 gotë me ujë
- 1 pako sheqer
- 2 gozhdë karafili
- Cipa limoni
- Vanilje
Përgatitja:
Lajmë mirë mandarinat, i fshijmë me një pecetë të thatë, presim lëkurën në katër pjesë dhe pastaj i qërojmë. Lëkurët i vendosim njëra mbi tjetrën dhe i presim në shirita nga 1 cm. U japim një valë, derdhim ujin dhe i kullojmë mirë. Ndërkohë, kemi vënë në zjarr një tenxhere për të përgatitur shurupin me sheqer, ujë, karafil, vanilje dhe cipa limoni (1 limon). Kur shurupi është duke vluar, hedhim lëkurat e mandarinave dhe i ziejmë për 20 minuta. Me majën e lugës, mbi thoin e gishtit të madh të dorës, hedhim me kujdes një pikë shurup. Nëse shurupi qëndron i mpiksur glikoja është gati. E largojmë nga zjarri, mbushim kavanozat me gliko, mbyllim kapakun dhe i vendosim pëmbys.
Komente
