'Global Women Leaders Summit', Vjosa Osmani takon Hillary Clinton

28 Qershor, 20:48| Përditesimi: 28 Qershor, 20:51

  • Share

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani po merr pjesë në Samitin e grave lidere botërore në Itali.

Ajo gjatë dy ditëve të samitit ka pasur diskutime përmbajtësore bashkë me ish-sekretaren e Shtetit Hillary Clinton, ambasadoren Melanne Verveer, si dhe gra të tjera nga bota, të cilat janë shembull i lidershipit transformues.

“Republika e Kosovës do të qëndrojë gjithnjë në krah të aleatëve të saj për të siguruar një të ardhme më të qëndrueshme e më të sigurt për të gjithë”, ka shkruar Osmani në Facebook./KosovaPress

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?