Politikë
Top 24

Glover letër Ardi Veliut: Faleminderit për bashkëpunimin mes Policise dhe misionit të OSBE/ODIHR

18 Korrik 2019, 14:49| Përditesimi: 18 Korrik 2019, 14:52

  • Share

Kryesyesja e misionit të OSBE/ ODIHR, ambasadorja Audrey Glover i ka dërguar letër drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliut, ku e falenderon atë për bashkëpunimin mes policisë dhe misionit të vëzhguesve gjatë procesit zgjedhor.

"Duke qenë se misioni i OSBE/ODIHR-IT për vëzhgimin e zgjedhjeve po i afrohet fundit, më lejoni, ju lutem, t'ju shpreh mirënjohjen time të sinqertë për bashkëpunimin e shkëlqyer mes Policisë së Shtetit dhe Misionit gjatë punës së tij në Shqipëri. I uroj fat të gjitëh stafit të policisë së Shtetit suksese në përpjekjet e tyre profesionale dhe personale", shkruan Glover në letër.

Raporti përfundimtar i OSBE për zgjedhjet e 30 qershorit do të jepet në fillim të shtatorit.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?