Kultura

“Goca e Kaçanikut” rikthehet në skenën e TKOB pas 45 vitesh

26 Nëntor 2024, 14:29| Përditesimi: 26 Nëntor 2024, 15:49

  • Share

Pas 45 vitesh rikthehet në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, “Goca e Kaçanikut”, e kompozuar nga Rauf Dhomi. Debutimin e parë ajo e pati në 1979 dhe rivjen Tiranë në muajin e festave.

Kompozimi bazohet në novelën e parë historike të letërsisë shqipe ‘Goca e Kaçanikut’ të Milto Sotir Guro. Ajo u shkrua një vit pas betejës së famshme të Kaçanikut, ku nga një betejë burrash, Gurra zgjodhi një vajzë të butë e të bukur: Pafikën duke sjellë një histori dashurie, trimërie dhe rezistence për liri. Opera u ngjit në skenë nën regjinë e Nikolin Gurakuqit.

“Unë e njoha këtë vepër, që në zanafillën e saj kur u shfaq në Tiranë. Unë kam qenë një djalosh 22 vjeçar dhe kam marrë pjesë si një korist i thjeshtë. Unë, një vepër që e dua, zhytem në të dhe e kam dashur që atëherë. Kjo dashuri tani m’u shtua.”, - thotë Gurakuqi.

Ndërsa drejtoresha e TKOB, Abiegeila Voshtina vlerëson bashkëpunimin mes artistëve.

“Ky është bashkëpunim midis disa këngëtarëve, dikush nga Trieste, (i cili është pjesë kryesore e stafit), Hektor Leka, këngëtar i cili ka rrënjët e veta këtu në teatër. Mamaja e tij ka qenë dirigjente e parë e korit. Forca, dëshira dhe investimi i Kosovës kanë arritur të sjellin një shfaqje dinjitoze.”, - thotë ajo.

"Goca e Kaçanikut" është opera e parë në Kosovë dhe në shkurt u shfaq premierë në Prishtinë. Ky produksion mes Shqipërisë dhe Kosovës vjen në Javën Kulturore Kombëtare si homazh për Festën e Flamurit, nën dirigjimin e maestros Edon Ramadani.

B.G/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se vota e Diasporës do jetë përcaktuese më 11 maj?