Godet Spahiu: 'Patriotët' faqezi mos i shesin 10 fish biletat në tregun e zi

13 Qershor, 17:59| Përditesimi: 13 Qershor, 18:23

  • Share

 

Juristi Kreshnik Spahiu foli në lidhje Skype në Studio Live drejpërdrejtë nga Gjermania ku pritet që nesër të filloj Kampionati Europian, me Shqipërinë që ndeshjen e parë do ta luajë në Dortmund ditën e shtunë përballë Italisë.

Spahiu bën një apel të fortë për Arbër Hitajn drejtuar gjithë tifozëve kuqezi të mos bien pre e biletave në tregun e zi që shiten 10-fish nga pseudo-patriotët.

'Do ti thoja publikut që në gjithë çfarë po ndodh duhet të jenë të qartë, nuk duhet të jenë viktima të mashtruesve. Duhet të jenë të orientuar. Gjermania është vend social. Duhet të kenë kujdes me biletat. Udhëtojnë nga të gjithë vendet e botës. Ndjeju keqardhje këto bileta u shiten 10 fish. Matrapazët dhe patriotët kuqezinj u shesin dhjetëfish në tregun e zi. U bëj thirrje të mos i shesin.

Është moment patriotik të tregojmë që jemi populli më civil, patriot. Të mos e fillojmë me mashtrime, manipulime të mos e trajtojmë si treg të gjësë së gjallë. Uroj që biletat të merren nga tifozët. Dua që pasnesër në Dortmund përballë Italisë Kroacisë dhe Spanjës të jenë tifozë dhe jo ministra, deputetë, drejtorë, doganier.

Shumica duhet të jenë ata që e duan me zemër sportin dhe futbollin ata që për vite kanë ëndërruar të jenë në një kompeticion botëror. Dhe jo ata që kur hyjnë në fushë thonë kush janë tanët. Ndjej keqardhje që në vigjilje të ndarjes së biletave jo vetëm u bë biznes. Mendoj se në prag të një sfide të mos bëjmë akuza por të themi të vërtetën dhe disa fakte reale. Biletat nuk janë qoka politike.

Që mund të ndahen vetëm të njohurve. Kam takuar të rinj që kanë udhëtua nga Londra, Spanja dhe SHBA dhe nuk kanë bileta. Paraja e tyre është me djersë. Dashuria e tyre për Shqipërinë është e paimagjinueshme, minimalisht meritojnë një biletë por me kosto dhe çmim real dhe jo të ngelen rrugëve me birra në dorë', thekson Spahiu.


Lajmi kryesor:

Ironia Spahiu: Fajin e ka Edi Rama që zgjodhi president shokun e Durim Bamit! Kryemadhi nuk e ka tradhtuar Metën


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?