Kapiteni i Atletico Madrid Diego Godin

Sport

Godin sot zyrtarizon kalimin te Inter, ja paga që do të përfitojë te zikaltërit

7 Maj 2019, 13:08| Përditesimi: 7 Maj 2019, 13:14

  • Share

Nëntë sezone, 8 tituj (1 La Liga, 1 Kupë Mbreti, 1 Superkupë Spanje, 2 Europa League dhe 3 Superkupa Europë), 387 ndeshje, 27 gola të shënuar dhe qindra kundërshtarë të ndaluar. Këto janë statistikat e Diego Godin, futbollistit të Atletico Madrid që sot do të lajmërojë largimin nga ‘colchonerso’ për t’iu bashkuar Interit në “Seria A”.

Mbrojtësi 33-vjeçar do të jetë në konferencën për shtyp të programuar nga klubi për ndeshjen e fundjavës, ku do të japë arsyet e largimit dhe përse zgjodhi të largohet te zikaltërit. Ndërkohë të dielën në “Wanda Metropolitano” mbrojtësi uruguain do të përshëndetet me tifozët në ndeshjet e fundit që Atletico Madrid do të luajë në shtëpi kundër Sevillia-s.

‘Cadena Sport’ pak ditë më parë zbuloi se Godin te Interi do të formojë treshen e mbrojtësve me Skriniar dhe De Vrij, ndërsa kontrata do të jetë për 3 vitet e ardhshme. Në sezon Godin do të përfitojë 6.75 mln euro në sezon, 35% më shumë se te Atletico që e paguante 5 mln euro në sezon. / Pergatiti Ernest Koci

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?