'Megjithëse situata e pandemisë së COVID-19, po merr përmasat e një katastrofe, qeveria po vjedh fondet publike, duke shpenzuara 3 milion euro për makjazhin që do ti bëhet godinës së ish-maternitetit'- kështu ka bërë me dije Partia Demokratike Dega Korçë.
Në një deklaratë për mediat, PD Korçë thekson se ndërkohë që mjekët e Spitalit të Korçës qeveria i ka lënë të vetëm përballë pandemisë dhe se nuk ka shtretër për të sëmurë, Tiret e qeverisë si pa të keq, reklamojnë grabitjen e ish ndërtesës së Maternitetit.
'3 milion euro na kushton makijazhi që do t'i bëhet godines te ish-maternitetit, edhe pse, sipas specialisteve, me këtë shumë mund të rindërtohej 2 herë nga themelet.'-thekson PD në deklaratë.
PD Korçë nënvizon se megjithëse Rama e degjoi me veshet e tij, nga mjeket e spitalit të Korçës,se kapacitetet spitalore janë ezauruar, se numri i mjekëve specialistë është i pamjaftueshëm pêr të përballuar fluksin e lartë të të prekurve nga covid 19, se Spitali Rajonal i Korçës, nuk permbush as kriteret më minimale per te qene spital covid, nuk nguroi te priste me arrogancë dhe shpërfillje shiritin qe kthen ish-maternitetin ne zyra per turizmin dhe qe kushton plot 3 milion euro.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Korçë pak ditë më parë tha se qeveria do të transformojë godinën e ish-maternitetit për ta kthyer në një qendër zhvillimi për turzimin.