Politikë

'Lahet' Kryeministria nga boja e opozitës/ Veliaj: Të dhunosh me banerin 'Mbro Tallashin' është hipokrizi

17 Maj 2019, 18:34| Përditesimi: 17 Maj 2019, 18:36

  • Share

Fasada e godinës së kryeministrisë u dëmtua si pasojë e hedhjes së sendeve të forta, bombave molotov si edhe bojës nga militantët gjatë protestave të opozitës.

Punonjësit kanë nisur nga puna për të kryer riparimet e nevojshme, ndërkohë që kryebashkiaku Veliaj  ka falenderuar të gjithë punonjësit e Bashkisë për punën pa orar për rikthimin e gjendjes së mëparshme.

Flm kolegëve që e gdhinë për të pastruar ndërtesën e Gherardo Bosio pas ekskursionit të dhunës e teksa pasardhësit e tij italianë janë në Tiranë, të dhunosh kryeministrinë me banerin "Mbro Tallashin" është një hipokrizi epike! Ndaj në 30 Qershor, referendum edhe për këtë”, shkruan Veliaj.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?