Sociale

Godinat ku jetonin u privatizuan, 32 familje në Durrës rrezikojnë të mbeten të pastreha, protestojnë para bashkisë: Jemi në rrugë të madhe (VIDEO)

26 Shtator, 15:42| Përditesimi: 26 Shtator, 16:28

  • Share

32 familje që prej 3 dekadash banojnë në vilat 36 dhe 38 në zonën e plazhit të Durrësit kundërshtojnë vendimin e gjykatës së shkallës së parë, që kërkon që ata të dalin nga shtëpitë e tyre, sepse 2 godinat janë privatizuar nga pronari i truallit dhe nuk janë më pronë e bashkisë.

Urdhri i përmbarimit që u kërkon të lënë banesat deri më datë 5 tetor i ka alarmuar banorët, të cilët mëngjesin e sotëm janë paraqitur para bashkisë Durrës për të kërkuar një takim me kryebashkiaken Emiriana Sako për këtë çështje.

Banorët deklarojnë se gëzojnë statusin e të pastrehut dhe kërkojnë nga bashkia një zgjidhje alternative për strehimin e tyre, ashtu siç u është premtuar gjatë takimeve të mëparshme. 

'Jemi 32 familje në zonën e plazhit dhe brenda të gjitha rregullave me statusin e të pastrehurit dhe kemi vite që bëjmë gjyqe dhe problemi është se përmbarimi ka ardhur me na nxjerr jashtë që ne të dalim jashtë shtëpisë. Ne jemi në rrugë të madhe sot. Ne duam që bashkia të na jap një rrugëzgjidhje për këtë problem', tha një banorë.

'Kemi vite aty, edhe si rregull për gjithë plazhit janë privatizuar dhe ne na ka ardhur letra për të dal nga shtëpia. Ne kërkojmë nga bashkia që të zgjidh këtë problem, ku do të shkojmë ne tani. Jemi me status të pastrehë, dhe presim nga kryetrai i bashkisë që të na strehojë’, tha një tjetër. 

Pas protestës së sotme, banorëve u është komunikuar se do të zhvillojnë ditën e hënë të javës së ardhshme një takim me drejtuesit e bashkisë për të diskutuar lidhur me çështjen e strehimit të tyre dhe sesi do të procedohet më tej.

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?