Goditen 2 Call Center-a në Tiranë! Arrestohen 8 persona që mashtronin të huajt për investime në bursa fiktive (EMRAT)

8 Nëntor 2023, 11:45| Përditesimi: 8 Nëntor 2023, 17:36

  • Share

TIRANË- Policia zbuloi në Tiranë 2 call center që mashtronin qytetarë të huaj që të investonin në tregje fiktive. Pas hetimeve 6 mujore, përfunduan në pranga 8 persona, bashkëpronarë dhe punëtorë në 2 subjektet.

Sipas policisë, të arrestuarit dyshohet se i pastronin të ardhurat e përfituara nga mashtrimet, nëpërmjet bizneseve të tyre dhe të të afërmve.75 punonjës që policia gjeti në këto call center i bënin telefonatat kryesisht gjatë natës, ndërkohë ishin të gjithë të paregjistruar në organet tatimore.

Administrator i call centerave policia thotë se ishte Eni Sula ndërsa bashkëpronar Emiljano Paja.

Nga hetimet rezultoi se këta shtetas, nëpërmjet 2 subjekteve ekonomike call center, të paregjistruara, në kryeqytet (me administrator shtetasin E. S. dhe me bashkëpronar shtetasin E. P.), mashtronin shtetas nga disa kontinente, kryesisht gjatë orëve të natës, që të investonin shuma të konsiderueshme parash, në tregje fiktive. Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se të ardhurat që gjeneronin nga kjo veprimtari kriminale, këta shtetas i pastronin nëpërmjet bizneseve të tyre dhe të të afërmve" informoi policia.

 

Në një njoftim zyrtar të policisë thuhet se u sekuestruan 13 500 euro, një automjet luksoz prodhim i viteve të fundit, 75 laptopë, 25 kompjuterë, 35 celularë, 2 servera, 2 DVR dhe disa blloqe shënimesh, me emrat e personave të mashtruar.

Në kuadër të operacionit “World Clock”, janë arrestuar Eni Sula, Emiljano Paja, Mario Sota, Erjon Hoxha, Alma Haruni, Saimir Brakaj, Fjoralba Hoxha dhe Erjona Murrizi.

Hetimet kanë zgjatur rreth 6 muaj nga strukturat e policisë në Tiranë dhe Gjirokastër. Të arrestuarit dyshohet se i pastronin të ardhurat e përfituara nga mashtrimet nëpërmjet bizneseve të tyre dhe të afërmve.

“Si rezultat i hetimeve të ndjekura për rreth 6 muaj, me metoda proaktive, nga strukturat e Policisë, në qendër dhe në qarqet Tiranë dhe Gjirokastër, në bazë të procedimit penal nr. 471, të vitit 2023, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, është organizuar dhe finalizuar operacioni policor i koduar “World Clock”.

Si rezultat i operacionit, u vunë në pranga shtetasit: E. S., 32 vjeç, banues në Tiranë, E. P., 28 vjeç, banues në Tiranë, M. S., 29 vjeç, banues në Tiranë, E. H., 23 vjeç, banues në Fushë Krujë, A. H., 32 vjeçe, banuese në Tiranë, S. B., 35 vjeç, banues në Vlorë, F. H., 27 vjeçe, banuese në Tiranë dhe E. M., 26 vjeçe, banuese në Tiranë”- njofton policia.

Vijojnë hetimet intensive për të identifikuar dhe për të arrestuar shtetasit e tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale, si dhe për të gjurmuar dhe për të sekuestruar asetet e përfituara në kundërshtim me ligjin.

Te arrestuarit 
Eni Sula, 32 vjeç banues në Tiranë
Emiljano Paja, 28 vjeç banues në Tiranë
Mario Sota, 29 vjeç banues në Tiranë
Erjon Hoxha, 23 vjeç banues Fushë-Krujë
Alma Haruni, 32 vjeçe banuese në Tiranë
Saimir Brakaj, 35 vjeç, banues në Vlorë
Fjoralba Hoxha  27 vjeçe, banuese në Tiranë
Erjona Murrizi 26 vjeçe, banuese në Tiranë

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ndergjegja: 08/11/2023 15:47

    Goditen varfanjaket per nje cope buke,kurse olsin e edvinit nuk mund ta preke kush....kur duhet te ishte ne burg.

    Përgjigju
    • Pet.: 08/11/2023 16:37

      Mashtuesit e cdo niveli duhen denuar rende, pasi jane nder kriminelet me te ligj dhe te pamoralshem qe nuk njohin njerzillek.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?