Kronikë

Goditen 2 raste të shitjes së drogave në Elbasan, sekuestrohen 1.3 kg kanabis

21 Shkurt, 12:15| Përditesimi: 21 Shkurt, 12:20

  • Share

Policia ka finalizuar operacionin e koduar "Streets", duke vënë në pranga tre persona dhe duke proceduar në gjendje të lirë tre të tjerë për shpërndarje dhe konsumim të lëndëve narkotike.

Gjatë operacionit, u sekuestruan rreth 1.3 kg Cannabis Sativa, 81 000 lekë të dyshuara të përfituara nga shitja e drogës, një peshore elektronike, tre celularë, dy automjete dhe një motomjet, që dyshohet se përdoreshin për shpërndarjen e lëndës narkotike.

Sipas njoftimit zyrtar, Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale, zhvilloi kontrolle në dy raste të ndryshme:

 Në lagjen “Skënderbej”, u arrestuan në flagrancë shtetasit B. T. (32 vjeç) dhe A. T. (37 vjeç), të cilëve iu gjetën rreth 725 gramë Cannabis të ndarë në doza për shitje, si dhe 81 000 lekë të dyshuara nga kjo veprimtari. Po ashtu, u proceduan në gjendje të lirë A. B. (33 vjeç), F. A. (34 vjeç) dhe J. K. (30 vjeç), pasi u kapën në flagrancë duke blerë dhe konsumuar drogë.

Në fshatin Shtërmen, Cërrik, u arrestua E. T. (34 vjeç), pasi në koshin e motomjetit që drejtonte u gjetën rreth 525 gramë Cannabis Sativa dhe një peshore elektronike.

S.G/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?