Kanabisi i sekuestruar

Kronikë

Goditen 2 raste të trafikimit të drogës me postë nga SHBA në Tiranë e Elbasan, sekuestrohen 7.7 kg kanabis! 1 i arrestuar, 1 në kërkim (EMRAT)

26 Prill, 09:25| Përditesimi: 26 Prill, 09:45

  • Share

Goditen 2 raste të trafikimit të kanabisit me origjinë nga SHBA, në Tiranë dhe Elbasan, 2 operacione brenda 24 orëve të Antidrogës së Tiranës, duke sekuestruar 3 pako me një total prej 7.7 kilogramësh kanabis sativa me përqindje të lartë THC. 

Në kuadër të operacionit "Dërgesa 1", u arrestua në flagrancë në Elbasan Rakip Hoxha, 32 vjeç, teksa merrte në një degë postare dy pako me rreth 4 kg kanabis. Ndërsa gjatë operacionit "Dërgesa 2", në një degë postare në Vorë, u identifikua dhe shpall në kërkim Flavio Islamaj, 21 vjeç, i cili dyshohet se do të tërhiqte një pako me rreth 3.7 kg kanabis. 

Policia po vijon punën për kapjen e 21-vjeçarit të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin dhe ndjekjen e personave të tjerë të përfshirë në aktivitetin kriminal, pasi dyshohet edhe për të tjerë bashkëpunëtorë. 

Këto 2 ndërhyrje e çojnë në 5 numrin e rasteve të trafikimit të kanabisit nga SHBA, të goditura vetëm gjatë kësaj jave nga Policia e Tiranës, me një total prej rreth 10 kg lëndë narkotike të sekuestruar dhe 8 persona të implikuar të identifikuar.

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni Tirone: 26/04/2025 10:23

    Bravo Policise Tirane.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?