Foto ilustruese

Goditën arbitrat pas ndeshjes Lapraka-Arena në Tiranë, arrestohen dy të rinj, nis hetimi edhe për një të mitur

31 Janar 2022, 20:20| Përditesimi: 31 Janar 2022, 20:22

  • Share

TIRANË- Dy të rinj janë vënë në pranga pasi kanë goditur arbitrat në ndeshjen Lapraka-Arena, e cila u zhvilluar mbrëmjen e djeshme në Kamëz, Tiranë.

Dy të rinjtë të cilët në bashkëpunim me njeri-tjetrin, pas ndeshjes kanë goditur S. Ç. dhe M. B, janë identifikuar si J. P., 19 vjeç dhe Xh. M., 20 vjeç.

Mbi dy të arrestuarit rëndon akuza për veprën penale “Goditje e sportistit, trajnerit, arbitrit”.  Policia ka nisur hetimin edhe ndaj D. Gj.,17 vjeç për të njëjtën vepër penale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?