Goditet Ndrangheta në Itali, 108 të arrestuar! Një nga bandat furnizohej me kokainë nga shqiptari Eldi Dizdari, i arratisur në Dubai

3 Maj 2023, 12:17| Përditesimi: 3 Maj 2023, 17:46

  • Share

Miliona euro pasuri të sekuestruara në shumë vende të Europës dhe 108 persona janë arrestuar gjatë një operacioni ndërkombëtar antidrogë të koduar “Eureka”, ku në shënjestër ishte pikërisht grupi mafioz “Ndrangheta”. Policia italiane ka rënë në gjurmët e trafikantëve që sillnin kokainë nga Amerika e Jugut deri në zemër të Europës. Operacioni I carabinierëve u shtri në të gjithë Kalabrinë dhe provincat rreth saj.

Bandat kolumbiane sipas hetimeve kanë arritur të dërgojnë në Itali më shumë se 6 ton kokainë në më pak se dy vite. Miliona euro që lëviznin përmes vendeve të Amerikës latine dhe Belgjikës e Holandës në Europë, përdoreshin nga anëtarët e Ndraghetës për blerje mallrash luksozë si dhe për investime tregtare në shtete si Franca, Portugalia dhe Gjermania, me qëllim pastrimin e tyre.

Hetimi që çoi në finalizimin e operacionit “Eureka” ka nisur në vitin 2019 mes policisë Italiane dhe belge pasi kishin rënë në gjurmët e bandave që trafikonin drogë, kryesisht kanabis dhe kokainë, duke mundur të korruptojnë operatorët portualë në Antëerp dhe Roterdam në Belgjikë. Banda të krijuara nga familjet më të rëndësishme dhe më të fuqishme në Itali.

Një prej tyre është familja “Fischiante” me qendër në Lazio, Toskana dhe Lombardi, e cila kishte kontakte të drejtpërdrejta me Denis Matoshin, i njohur si Eldi Dizdari, të cilin antimafia italiane e cilëson si një furnizues dhe trafikant ndërkombëtar droge, aktualisht në arrati në Dubai, vend që njihet si streha e kriminelëve shqiptarë, pasi nuk ka marrëveshje ekstradimi me vendin tonë.

Ora 17:36
Operacioni ndërkombëtar ku u arrestuan 108 persona të lidhur me ‘Ndragheta’-n, VOA: Më i madhi i kryer ndaj mafias kalabreze

Më shumë se 100 persona u arrestuan të mërkurën në kuadër të një operacioni policor që u shtri në shumë shtete të Europës për goditjen e grupit italian mafioz “Ndrangheta”. Sipas Europol-it dhe autoriteteve policore italiane, anëtarët e arrestuar të organizatës mafioze dyshohet të jenë përfshirë në trafik armësh, trafik droge, pastrim parash dhe aktivitete të tjera kriminale.

Operacioni për goditjen e organizatës kriminale “Ndrangheta” ishte pjesë e një hetimi të gjerë në disa shtete europiane, Itali, Gjermani, Belgjikë, Portugali, Spanjë, Slloveni dhe Rumani, si dhe në Brazil e Panama, njoftoi agjencia europiane për zbatimin e ligjit, Europol, përmes një deklarate.

Policia italiane tha se 108 persona u arrestuan në Itali dhe vende të tjera të Bashkimit Europian me urdhër të policisë të qytetit jugor të Rexho Kalabrias.

Sipas autoriteteve italiane, hetimet çuan në arrestimin e 15 personave në Belgjikë dhe 24 të tjerëvë në Gjermani, ndërsa 53 persona të tjerë u ndaluan në Italinë e Veriut.

Zyrtarët belgë thanë se operacioni policor u krye në kuadër të një hetimi të Prokurorisë së Belgjikës, ndoshta më i madhi i kryer deri tani kundër mafies kalabreze.

Zëdhënësi i prokurorisë federale belge tha se ky mund të jetë operacioni më i madh i kryer ndonjëherë në Evropë për të goditur mafien kalabreze; 1000 policë u angazhuan në bastisjet e kryera në Gjermani dhe 1400 të tjerë në ndërhyrjet policore në Itali.

“Në kuadër të këtij operacioni të drejtuar nga Prokuroria Federale e Belgjikës, mëngjesin e sotëm policia bëri 150 kontrolle në 8 shtete evropiane. Në vendin tonë u ndaluan dhe u morën në pyetje 13 persona. Secili prej të arrestuarve dyshohet se është anëtar i organizatës mafioze italiane “Ndrangheta”, tha Eric Van Duyse, zëdhënës i Prokurorisë Federale të Belgjikës

"Ata dyshohen për një sërë krimesh në Belgjikë si pjesëmarrje në trafikun e drogës, kryesisht të kokainës nga Amerika e Jugut drejt Evropës Perëndimore dhe pastrimin e fitimeve të trafikut të drogës përmes kompanive të ndryshme ligjore. Pra, ka një lidhje të drejtpërdrejtë midis parave të fituara nga droga dhe ekonomisë reale”.

Në Gjermani, policia njoftoi se personat e arrestuar dyshohet të jenë përfshirë në veprimtari kriminale, si pastrim parash, mashtrim dhe trafik droge.

“Përftimet nga trafiku ndërkombëtar i kokainës dhe tregtisë së armëve janë të mëdha. Kemi të bëjmë me para të pista, të cilat pastrohen përmes bizneseve të vogla apo restoranteve”, tha Ludwig Waldinger zëdhënës, policia e Bavarisë.

Sipas policisë së shtetit në Bavari, këto arrestime u kryen pas një hetimi 3-vjeçar të koduar “Operacioni Eureka”. Hetuesit italianë dhe belgë dyshojnë se grupi kriminal ka trafikuar afro 25 tonë kokainë midis muajve tetor 2019- janar 2022 dhe ka pastruar rreth 22 milionë euro ( 24,2 milionë dollarë amerikanë) në Belgjikë, Holandë dhe Amerikën e Jugut, si të ardhura të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Ndërkohë, sipas deklaratës së Europol-it, aktiviteti kriminal i grupit “Ndrangheta” ishte përqëndruar kryesisht në trafikun ndërkombëtar të drogës nga Amerika e Jugut në Evropë dhe Australi.

Grupi 'Ndrangheta ishte i përfshirë në trafikimin e armëve nga Pakistani në Amerikën e Jugut, duke furnizuar grupin kriminal brazilian PCC (Primeiro Comando da Capital) në këmbim të dërgesave të kokainës, shtoi Europol-i.

Ndrangheta, e cila i ka rrënjët në rajonin jugor italian të Kalabrisë, ia ka kaluar Cosa Nostra-s, si grupi mafioz më i fuqishëm në vend dhe një nga rrjetet më të mëdha kriminale në botë. VOA

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • mcgonigal: 06/05/2023 23:14

    Bossi kokaines asht PRINC DOBROSHI qe forinizo Elt dizdarin Dhe eltin fornizon italiant

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?