39 vjeçari, Armando Borici së bashku më vëllain e tij ka goditur dje fshqinjin e tyre 77 vjeç i cili më pas humbi jetën. Të dy vëllezërit janë vënë në pranga.
Haxhi Balla, 77 vjeç dhe i biri i tij Aleks Balla kanë përfunduar ditën e djeshme në spitalin e Fierit pasi u plagosën me thikë nga Armando Borici dhe vëllai i tij. Kujtojmë se ngjarja ndodhi nga një konflikt i çastit ku babë e bir ndezën një zjarr në shkurret aty pranë banesës së tyre, gjë që bezdisi vëllezërit Borici dhe plagosën me thikë.
39 vjeçari është arrestuar ditën e djeshme ndërsa vëllai i tij është arrestuar sot nga policia e Fierit. Çështja ka kaluar në Prokurori ku të akuzuarit do të përballen me drejtësinë.
Lajmi kryesor:
U plagos dje më thikë nga një sherr me fqinjin, ndërron jetë 77-vjeçari në Fier! I plagosur i biri, autori në burg
K.T./ReportTv.al