Dy vëllezër janë arrestuar nga policie e Tiranës, pasi në fshatin Shëngjergj kishin kultivuar lëndë narkotike.
Blutë e kryeqytetit kanë vënë në pranga shtetasit E. M., 28 vjeç dhe E. M., 32 vjeç, pasi dyshohen se në vendin e quajtur “Shtogu”, kanë kultivuar bimë narkotike të dyshuar cannabis sativa.
Gjithashtu, këta dy shtetas dyshohen se në vendin e quajtur “Kollagjesh”, u konstatuan të kultivuar bimë narkotike të dyshuar cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të metejshme.
Komento