Kronikë

Goditen dy raste të kultivimit të kanabisit në Fier, arrestohet një person

9 Gusht 2019, 14:49| Përditesimi: 9 Gusht 2019, 14:57

  • Share

FIER- Policia e Fierit ka goditur dy raste të tentativës për të kultivuar kanabis. U Arrestua personi E.M. 43 vjeç, banues në Libofshë. Në shtëpinë e tij u gjetën dhe u sekuestruan disa kubikë ku ishin kultivuar fidanë dhe fara të dyshuara Kanabis Sativa.

Në vijim të kontrollit u gjetën edhe disa bimë të tjera kanabis në fshatin Cakran. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe po punohet për dokumentimin ligjor të veprës penale.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e gjykoni etiketimin në Kuvend të Flamur Nokës ’media vari Kar-lo’?