ELBASAN- Pas 2 vitesh, Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet, për funksionarët dhe simpatizantët e Partisë Demokratike në Elbasan dhe Librazhd që i bllokuan rrugën dhe goditën eskortën në të cilën qarkullonte kryeministri Edi Rama.
Referuar asaj se çfarë shkruhet në media, pasi nuk ka ende një njoftim zyrtar nga organi i akuzës, Prokuroria e Elbasanit ka marrë të pandehur ish-deputetin Aurel Bylybashi, kreun aktual të PD në Librazhd, Bujar Vreto, kreun e PD në Prrenjas, Arjan Karrizi, funksionarët e PD Erlind Gurra dhe Leonard Ozuni dhe dy simpatizantët të kësaj force politike, Bujar Kojku e Dashamir Boja.
Bëhet fjalë për për ngjarjen e regjistruar qershor 2019, gjatë fushatës për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku opozita i bojkotoi. Në hyrje të Librazhdit grupi i militantëve të PD-së ishin grumbulluar në mes të rrugës ku edhe u konfliktuan me policinë. Gjatë momentit që po kalonte eskorta e kryeministrit Rama ata u vërsulën për t'i bllokuar rrugën, por nuk u lejuan nga policia. Të gjendur në këto kushte ata nisën të hidhnin sende të forta dhe kapsolla ndaj policisë dhe makinave shoqëruese të Ramës.
Shkurt lloj kafshe qe nuk zbuten. Gjynah edhe pas 30 vjetesh demokraci ka akoma injoranca. Sja vlen komenti.
Përgjigju