Pistoleta e sekuestruar

Goditën me qytën e pistoletës 39 vjeçarin në ish-Bllok, kapen 2 autorët

9 Mars 2021, 15:37| Përditesimi: 9 Mars 2021, 15:40

  • Share

Janë shoqëruar në polici 2 autorët që goditën me qytën e pistoletës një 39 vjeçar në zonën e ish-Bllokut ditën e shtunë.

Të shoqëruar në polici  janë  E. K., 33 vjeç dhe V. K., 37 vjeç, banues në Rrëshen. Në përfundim të veprimeve po hetohen në gjendje të lirë për veprat penale "Plagosja e lehtë me dashje" dhe "Kanosja"

Nuk dihet se si ka nisur sherri mes tyre por ka qenë vetë 39 vjeçari ai që e ka kallëzuar në polici ngjarjen, duke thënë se e kanë goditur me qytën e armës.

Njoftimi i policisë:

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 06.03.2021, në zonën e ish-Bllokut.

Procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas, për veprat penale "Plagosja e lehtë me dashje" dhe "Kanosja".

Shërbimet e Policisë, pas marrjes të njoftimit se në rrugën “Ismail Qemali”, në zonën e ish-Bllokut, një shtetas ishte goditur me qytën e një armë zjarri të dyshuar pistoletë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Pas një pune të mirorganizuar është bërë i mundur identifikimi dhe shoqërimi i autorëve të ngjarjes, shtetasve:

E. K., 33 vjeç dhe V. K., 37 vjeç, banues në Rrëshen.

Këta dy shtetas, më datë 06.03.2021, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, kanë goditur me qytën e një arme në dukje lodër, shtetasin E. XH. 

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit E. K. dhe V. K për veprat penale "Plagosja e lehtë me dashje" dhe "Kanosja" dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?