Përplasja mes deputetëve në Kuvendin e Senegalit

Goditën me shkelma kolegen shtatzënë, dënohen me 6 muaj burg dy deputetët e Kuvendit të Senegalit

2 Janar 2023, 19:20| Përditesimi: 2 Janar 2023, 19:24

  • Share

Dy deputetë të opozitës në Senegal janë dënuar me gjashtë muaj burg për goditjen me shkelma në stomak një kolegeje shtatzënë gjatë një debati për buxhetin.

Ligjvënësit meshkuj sulmuan Amy Ndiaye pasi ajo kritikoi një figurë fetare të opozitës. Gjykatësi urdhëroi gjithashtu Mamadou Niang dhe Massata Samb që t'i paguanin zonjës Ndiaye pesë milionë franga CFA (8,100 dollarë) si kompensim. Incidenti u dënua gjerësisht dhe ndezi një debat për të drejtat e grave.

Në një video të shpërndarë gjerësisht në internet, një prej deputetëve shihet duke ecur drejt zonjës Ndiaye dhe duke e goditur me shuplakë gjatë një debati rutinë për buxhetin më 1 dhjetor. Më pas ajo hakmerret duke hedhur një karrige, por në të njëjtën kohë goditet në bark nga një koleg tjetër mashkull. Më pas shpërthen një përleshje ndërsa deputetët e tjerë përpiqen të qetësojnë situatën.

Deputetes e cila ishte anëtare e koalicionit qeverisës Benno Bokk Yakaar, i ra të fikët në parlament pas sulmit dhe kishte frikë se ajo do të humbiste foshnjën.

“Pavarësisht largimit nga spitali, ajo mbetet në një situatë jashtëzakonisht të vështirë”, tha avokati i saj Baboucar Cissé për agjencinë e lajmeve AFP.

Pavarësisht provave video, avokatët e Niang dhe z. Samb argumentuan në gjykatë se klientët e tyre nuk e kishin sulmuar fizikisht zonjën Ndiaye. Ata gjithashtu argumentuan pa sukses se dy ligjvënësit ishin imun ndaj ndjekjes penale.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • DERDIMENI GAXI ÇAFAJT FATMIRI: 03/01/2023 09:02

    Ore shikoni dhe Senegali i fut në burg rugaçët e parlamentit. Vetëm shqiftarët nuk bojn shtet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?