Kronikë

Goditën me thikë 41-vjeçarin në Tiranë dhe e bënë për spital, arrestohen 3 të rinj

7 Gusht 2024, 09:35| Përditesimi: 7 Gusht 2024, 09:40

  • Share

TIRANË- Tre të rinj janë arrestuar nga polica pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë goditur me thikë duke bërë për spital një 41-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në rrugë ‘Ramazan Gaxherri’ në Tiranë.

Sipas policisë dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.

‘B. L., 31 vjeç, I. M., 20 vjeç dhe R. K., 34 vjeç, të tre banues në Tiranë, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 88/25 i Kodit Penal. Në rrugën "Ramazan Gaxherri", 3 të arrestuarit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës shtetasin F. B., 41 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?