Bota

VIDEOLAJM/ Goditen nga orteku i akullt , 9 turistët shpëtojnë për mrekulli

11 Korrik 2022, 13:07| Përditesimi: 11 Korrik 2022, 13:19

  • Share

Një grup turistësh shpëtuan për mrekulli pasi u goditën nga një ortek akulli ndërsa po ngjiteshin në malet Tian Shan në Kirgistan.

9 turistët britanikë dhe një amerikan ishin duke bërë një tur në zonën malore kur filmuan rastësisht dhe rrëshqitjen e masivit të akullit.

I gjithë grupi arriti të shpëtonte, ndërkohë që vetëm një grua mori plagë të lehta dhe u dërgua për mjekim në spitalin më të afërt.

"Ne sapo kishim arritur pikën më të lartë në udhëtim dhe u ndava nga grupi për të bërë fotografi në majë të një skaji shkëmbi. Ndërsa po fotografoja, dëgjova zhurmën e akullit të thellë që plasiste pas meje.”, tha njëri nga turistët ishte Harry Shimmin, i cili filmoi teksa orteku i akullit u përplas drejt tij dhe miqve të tij.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?