Spitali i Korçës

Kronikë

Goditën për shkak të detyrës dy infermierë në Spitalin Rajonal të Korçës, lihen të lirë 4 autorët e ngjarjes

7 Maj 2021, 15:28| Përditesimi: 7 Maj 2021, 15:33

  • Share

Goditën për shkak të detyrës dy infermierë në ambientet e Spitalit Rajonal Korçë, gjykata e Korçës cakton masën detyrim paraqitje për 4 autorët e ngjarjes Eduard Çoriga, 43 vjeç; Sokol Meti, 45 vjeç; Taulant  Muco, 23 vjeç dhe Ronaldo Xhelillari, 18 vjeç, banues në Korçë.

Këta shtetas ne dt 01.05.2021 u paraqiten në ambientet e Spitalit Rajonal Korçë, për të kërkuar ndihmë mjekësore, për shtetasin E. Ç., i cili ndodhej në gjendje të dehur dhe në bashkëpunim mes tyre u konfliktuan verbalisht dhe më pas goditen për shkak të detyrës, dy infermierë të këtij Spitali konkretisht shtetasit E. B. dhe F. C., me pretendimin se nuk po merrnin shërbimin e duhur.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • raqi: 07/05/2021 17:07

    Bravo gjykata, prandaj krimi ne Shqiperi eshte rritur sepse kriminelet nuk denohen ose ju ipen masa te leta....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?