Shtatë anëtarë të një grupi kriminal janë arrestuar nga policia greke në Athinë gjatë një operacioni antidrogë ku u sekuestruan rreth 9 kilogramë heroinë.
Hetimet kishin nisur që prej një muaji, kur vëllai i kreut të bandës u arrestua pasi u kap me 2 kilogramë kokainë dhe heroinë. Anëtarët e organizatës kishin lidhje familjare më njëri tjetrin, ndërsa mes të arrestuarve është edhe një shqiptar si dhe një 35 vjeçare e cila dyshohet të jetë një prej drejtuesve të bandës.
Në kuadër të operacionit, u sekuestruan edhe dy armë zjarri të tipit ‘pistoletë’ si dhe një numër fishekësh ushtarak.