Kronikë

Goditet banda italo-shqiptare e kokainës, 17 të arrestuar, sekuestrohet 500 mijë euro drogë

10 Korrik 2020, 09:50| Përditesimi: 10 Korrik 2020, 09:53

  • Share

Një bandë italo-shqiptare është goditur nga policia italiane duke arrestuar 17 persona. Grupi kriminal i trafikut të drogës vepronte në disa qytete italiane.

Në operacion morën pjesë 150 efektivë policie, helikopterë dhe qenë anti-drogë. Drejtuesit e bandës dyshohet se janë shqiptarë.

Sipas mediave italiane, organizata e kishte bazën në Montecatini, ndërsa vepronte në Pistoia, Prato, Firence, Lucca, Forli, Venecia, Alessandria, Genova, Pescara, Pavia dhe Modena.

Grupi kriminal shpërndante kokainë dhe kanabis. Hetimet për grupin kriminal zgjatën pothuajse një vit. Gjatë operacionit u sekuestrua lëndë narkotike me vlerë afro gjysmë milioni euro.

Po sipas mediave, droga shpërndahej përmes një sistemi të ngritur përmes mesazheve me kode të ndryshme.

Komento

Komente

  • K lalzi: 10/07/2020 13:13

    Jam dakort me kushtin qe te mos paguhet per ditet pushim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?