Foto ilustruese

Kronikë

Goditet banda kriminale e lidhur me Ndrangheta-n, 1 nga 'kokat' është shqiptar

25 Janar 2019, 11:01| Përditesimi: 25 Janar 2019, 11:40

  • Share

Një bandë kriminale e lidhur me klanet mafioze, një nga kapot e së cilës është shqiptar, është shkatërruar nga policia italiane. Mediat italiane shkruajnë se në vijim të hetimeve të nisura nga viti 2017, policia ka ekzekutuar 13 urdhër-arreste. Po sipas tyre, 11 prej të arrestuarve do të lihen në burg dhe 2 në arrest shtëpie. 

Me në krye italianin Giuseppe Trovato, i cili njihej me nofkën "Peppino", dhe shqiptarin Ismail Rebeshi, që thërritej me emrin Ermal, banda kishte lidhje të ngushta me qarqet e Ndrangheta-s.

Ajo e kishte imponuar veten në Viterbo dhe në provincën e saj duke ushtruar kontroll nëpërmjet agresionit. Pjesëtarët e saj kërcënonin me shkrime nëpër dritaret e dyqaneve, si dhe digjnin makina. Së fundmi, raportohet se ua kishin vendosur zjarrin edhe makinave të dy karabinierëve. Ata njiheshin edhe për terrorin që i ushtronin biznesmenëve dhe personave nga të cilët mendonin se mund të përfitonin shuma të majme parash.

Mbi 13 të arrestuarit rëndojnë tanimë akuzat e organizimit të strukturuar mafioz, zhvatjes e kërcënimit të dhunshëm, tentativës për grabitje, dhunim fizik ndaj personave dhe për armëmbajtje pa leje.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?