Një bandë kriminale që trafikonte lëndë narkotike kokainë dhe hashash është goditur nga policia greke. Gjatë të martës u arrestuan katër persona, dy shqiptarë, një nigerian dhe një grek të moshës 60, 49, 45 dhe 30 vjeç.
Anëtarët e grupit kriminal përdornin shtëpitë për të magazinuar drogën, për ta përpunuar dhe për ta shitur sa më shpejt më pas në sheshet e Atikës, Klafthmonos dhe Qipros. Organizata përfshinte edhe të huaj me qëllim rritjen e klientelës dhe shitjen e drogës në sasi të mëdha.
Gjatë kontrollit të policisë në automjete dhe shtëpi në Athinë dhe Agios Anargyros, u gjetën dhe konfiskuan hashash të papërpunuar me peshë 16 kg e 250,5 gram, çokollatë hashashi të përpunuar me peshë 1333 g, vaj hashashi me peshë 750 g, kokainë me peshë 198,7 gram, 16 shishe me lëndë anabolike, pluhur i bardhë me përbërje kimike të panjohur me peshë 184 gram.
Përvec lëndës narkotike u sekuestruan 4770 euro, pistoletë me karikator, 3 gëzhoja pistolete dhe 3 makina.