Pamje nga operacioni i policisë në Itali

Kronikë

Goditet banda shqiptare Itali, zbulohet skema se si organizohej puna brenda grupit kriminal

4 Dhjetor 2018, 10:48| Përditesimi: 4 Dhjetor 2018, 10:54

  • Share

ITALI- Një valë arrestimesh ka përfshirë bregun e Molise ku 10 persona nga 13 të dyshuar kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Mediat italiane bëjnë me dije se pjestarët e bandës ishin thuajse të gjithë shqiptarë, 5 prej tyre ishin gra dhe të gjithë mbroheshin nga krimineli i Termolesë, Pino Sciarretta.

Pamje nga operacioni në Itali

Banda ishte e mirë-strukturuar, disa kishin rolin e kokës së bandës, të tjerë rolin e kontabilistëve, të tjerë rolin e punëtorëve të krahut.

Gratë ishin përgjegjëse për mbajtjen e llogarive të biznesit, ndiqnin nga afër rafinimin, ndarjen dhe shpërndarjen e drogës.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?