Goditen grupet kriminale të drogës në Elbasan, poicia: 1.3 kg kokainë, heroinë, kanabis, kallashnikov, 51 mln lekë dhe 15 mijë €

29 Qershor 2023, 11:10| Përditesimi: 29 Qershor 2023, 11:34

  • Share

 

Policia e Elbasanit ka zhvilluar këtë të enjte një konferencë për mediat sa i takon një hetimi 3 mujor për goditjen e trafikut të drogës. Policia e Elbasanit ka goditur grupe kriminale që shpërndanin drogë të llojit të ndryshëm si heroinë, kokainë, kanabis etj. Në saj të operacionit të koduar “Rrjeti”, janë sekuestruar 1.3 kg kokainë, 860 gr heroinë, 1.3 kg kanabis, 1 kallashnikov, 51 mln lekë dhe 15 mijë €. Të arresturit janë ndarë në disa grupe, 11 të arrestuarit kanë qenë të dënuarit edhe më parë për drogë.

“Gjatë kontrolleve policia ka gjetur dhe sekuestruar 1 kg e 313 g kokainë. 860 gr heroine, 1 kg kanabis, mijëra doza kokainë, fara kanabis, metadon të sekuestruara. Një armë zjarri, sasi municioni, silenciatorë, armë të forta si dhe një shumë prej 51 milionë lekësh dhe 15 mijë euro.

5 shtetas të tjerë pjesëtare, dhe në gjendje të lirë edhe 29 shtetas të tjerë. 11 të tyre kanë qenë të dënuar për vepra të lëndëve narkotike, ndërsa të tjerë për vepra të ndryshëm penale. 10 persona janë pjesë e këtyre grupeve kriminale. Hetimi është në vijim. Janë lëshuar 52 urdhër arreste, 48 të proceduar 7 janë në kërkim.”- thotë një prej policëve.


Lajmi kryesor:

Elbasan/ Goditen 4 banda të trafikut të drogës: 45 të ndaluar, transferohen në Tiranë, 7 në kërkim! Sekuestrohen 51 mln lekë, kokainë e heroinë! Ja të gjithë emrat


G.MO//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?