Publikohen pamjet e arrestimit të 15 personave në kuadër të operacionit për të goditur një grup kriminal që merrej me dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt parave.
Në video duken arrestimet të cilat janë krye në rrugë por dhe në lokal. Ndërsa gjatë kontrolleve u gjetën dhe rreth 20 mijë euro dhe 500 000 lekë, 24 celularë, 10 pasaporta dhe fotokopje pasaportash të shtetasve egjiptianë dhe sirianë.
Gjatë hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni janë sekusetruar edhe 10 automjete
Shtetasit e implikuar në këtë veprimtari kriminale iu kanë dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shumë shtetasve, kryesisht nga Lindja e Mesme, të cilët hynin në Shqipwri nga Greqia dhe tranzitoheshin në drejtim të kufijve veriorë të Shqipërisë, në Malin e Zi dhe në Kosovë.
Lajmi kryesor:
'Damask' goditet rrjeti i trafikut të migrantëve, 15 të arrestuar! Dy egjiptianë e dirigjonin nga Tirana! Sirianët hynin nga Greqia, paguanin 1500 euro për të kaluar kufirin (EMRAT)
S.G//ReportTv.al