195 mln € mashtrim me TVSH-në, goditet grupi kriminal që operonte në Shqipëri e 16 shtete! 14 të arrestuar, sekuestrohet jaht me vlerë 3 mln € dhe 1.2 mln € cash

1 Mars, 09:25| Përditesimi: 1 Mars, 11:39

  • Share

Një grup kriminal me bazë në Gjermani që kryente mashtrim me TVSH-në është goditur nga autoritetet, ndërsa 14 persona kanë rënë në pranga. Grupi operonte me aktivitetin e tij kriminal në Shqipëri dhe 16 vende të tjera, kryesisht europiane. Përmes skemës kriminale ata kanë kryer një mashtrim me TVSH-në me vlerë 195 mln euro.

Si rrjedhojë e këtij operacioni janë kryer kontrolle dhe në Shqipëri. SPAK thotë se ka janë ushtruar kontrolle në 5 ambiente dhe janë sekuestruar celularë, USB e laptopë. Në 17 shtetet ku janë ushtruar kontrollet janë sekuestruar celularë me vlerë 15.3 mln €, jaht me vlerë 3 mln € dhe 1.2 mln € cash, disa makina luksoze dhe 2.5 kg flori.

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka kryer 5 kontrolle ambientesh, nga të cilat janë sekuestruar pajisje të ndryshme elektronike (aparate telefonike, laptop, si dhe USB/HDD), janë marrë në pyetje shtetas të ndryshëm, si dhe janë siguruar të gjitha provat materiale që subjektet në hetim kanë kryer në Shqipëri”, njofton SPAK.

Skema e mashtrimit dyshohet se udhëhiqej nga një kompani gjermane kanalizimesh që prej vitit 2017. Grupi kriminal bënte evazion fiskale në shitjen e celularëve, pajisjeve elektronike e maskave kirurgjikale. Fillimisht aktiviteti kriminal kishte nisur me evazion fiskal përmes shitjeve të pajisjeve elektronike, përfshirë këtu edhe celularë, ndërsa në vitin 2020 evazionin fiskal e kanë vijuar me shitjen e maskave, pas shpërthimit të pandemisë COVID-19.

Më shumë se 680 hetues të ndryshëm janë angazhuar për të realizuar këto veprime hetimore. 

180 kontrolle në 17 shtete
Shqipëri
Austri
Kroaci
Qipro
Çeki
Estoni
Gjermani
Hungari
Itali
Maltë
Holanda
Polonia
Portugalia
Sllovakia
Sllovenia
Suedia
Mbretëri e Bashkuar
Çfarë u sekuestrua?
Telefona inteligjentë, me vlerë më shumë se 15.3 milionë euro
Një jaht me vlerë 3 milionë euro
1.2 milionë euro cash dhe kriptomonedha
Disa makina luksoze, një Rolls-Royce, një BMW dhe një Range Rover.
Stoli, ora luksoze dhe 2.5 kg ar

Lajm ne përditësim...

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?