Tetë shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë spanjolle pasi akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Mësohet se autoritetet kanë sekuestruar 2 plantacione me marijuanë, ku u kultivuan mbi 2 mijë rrënjë kanabisi me peshë 250 kg, 4 kg marijuanë e përpunuar dhe 6500 euro.
Më tej raportohet se policia spanjolle ka sekuestruar dhe një automjet dhe disa pajisje që shërbenin për përpunimin e drogës.
Të arrestuarit i përkasin moshës 18-42 vjeç. Hetimet për goditjen e këtij grupi kanë nisur që në muajin gusht, ku u gjet një sasi droge e braktisur në një depo në Catarroja.