KUKËS- Policia ka arrestuar në flagrancë 5 persona, banues në Vlorë të cilët transportonin lëndë narkotike të jashtëligjshme. Pas arrestimit, u janë sekuestruar 20 kilogram kanabis, 1.250 euro si dhe 10 aparate celularë.
Bëhet fjalë për Dritan Xhindaj, 33 vjeç, Tautant Bejaj, 36 vjeç, Tili Xhindi, 34 vjeç, SKerdilajd Veizaj, 32 vjeç dhe Kleanth Hoxha 47 vjeç, banues në Vlorë.
Policia njofton se është duke punuar për për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim.