ELBASAN- Persona të paidentifikuar kanë dhunuar me leva dhe mjete të forta kancelarin e gjykatës së Elbasanit, Ledio Sulkuqi. Ai është goditur disa herë me levë në trup, duke marrë plagë të rënda, ndërsa në rrugë dallohen qartë edhe njollat e gjakut. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sapo ai ishte çuar nga një bar-kafe dhe i vetëm i ishte drejtuar lagjes Muzeale të Kalasë së Elbasanit.
Ky dhunim i zyrtarit ka ndodhur vetëm 150 metra larg Drejtorisë së Policisë të Elbasanit. Fakti që drejtoria e policisë ka qenë tepër afër, nuk i ka trembur autorët që të rrahin barbarisht Sulkuqin.
Kanë qenë kalimtarët e rastësishëm në rrugë, të cilët kanë njoftuar policinë për ngjarjen. Sulkuqi është dërguar në spital për marrjen mjekimit dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën.
Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë dhe po punon për identifikimin e autorëve.
Deri më tani nuk dihen arsyet se përse është dhunuar Sulkuqi, nëse kjo lidhet me funksionin e tij apo me ndonjë konflikt personal. Deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga policia.
Ledio Sulkuqi
Report Tv ka siguruar foton e kancelarit të gjykatës së Elbasanit Ledio Sulkuqi.
Report Tv ka qenë në vendin e ngjarjes ku është dhunuar me leva kancelari i gjykatës së Elbasanit, Ledio Sulkuqi. Nga pamjet dallohet rrugët e lyera me njolla gjaku nga dhunimi i Sulkuqit.
Kushedi kujt i ka marr leket dhe nuk i ka mbaruar pun.
PërgjigjuMë legen dhe byth..r nuk gjen ne Shqiperine e mesme. I biri te atit qe si ish pedagog vodhi dhe griu studentet nga parate... grup i strukturuar familjar per vjedhje, grabitje dhe padrejtesi..
Përgjigjui lumt ajo dore, jane me keq se gjyqtaret dhe vijne pas grupit te strukturuar kriminal te permbaruesve privat... NDYRESIRAT QE I NDAJNE DOSJET SIPAS QEFIT DHE PA SHORT !!!
PërgjigjuNgjarje shumë e rëndë, duhet zbardhur sa më parë. Nëse është për shkak të detyrës , ngjarja është mafioze.
PërgjigjuShtet prej letre.
Përgjigju