Roja që u qëllua me shigjetë

Serbi/Goditet me shigjetë roja i ambasadës izraelite! Daçiç: Po e trajtojmë si terrorizëm, po bëhet hetim i thellë

29 Qershor, 15:31| Përditesimi: 29 Qershor, 23:32

  • Share

Një efektiv i xhandarmërisë serbe, i cili po ruante ambasadën izraelite në Beograd është qëlluar me një shigjetë në qafë nga një person.

Në vetëmbrojtje efektivi Millosh Jevremoviç ka qëlluar më armë zjarri sulmuesin, i cili vdiq për shkak të plagëve të marra.

Ministria e Brendshme e Serbisë tha se polici i plagosur është transportuar në spital, ku do t’i nënshtrohet një operimi për të hequr shigjetën nga qafa.

Zëvendëskryeministri serb, Ivica Daçiç, ka deklaruar se ky sulm po trajtohet si akt terrorist dhe se “të gjitha rrethanat e sulmit dhe motivet e mundshme po hetohen”.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?