Droga që iu sekuestrua dy të arrestuarve

Kronikë

U kapën me doza kanabisi, arrestohen dy të rinj në Korçë! Njërit i gjenden edhe fishekë në shtëpi, tjetri kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme (EMRAT)

26 Shtator, 10:36| Përditesimi: 26 Shtator, 13:38

  • Share

Dy persona janë arrestuar në Korçë pasi u kapën në flagrancë me kanabis në automjet.  Në momentin e ndalimit, gjatë kontrollit fizik dy të rinjve, Enea Pasho, 30 vjeç dhe Serti Malesija, 25 vjeç, si dhe gjatë kontrollit në automjet, iu është gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, gati për shitje.

Policia ushtroi kontroll edhe në banesën e 30-vjeçarit ku u gjet një sasi tjetër kanabisi, një shumë parash si dhe një sasi fishekësh për armë gjahu. Po ashtu, nga verifikimet e kryera, policia zbuloi se 25-vjeçari kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Ndaj 30-vjeçarit rëndon vepra penale prodhim dhe shitje narkotikësh ndërsa i atrrestuari tjetër akuzohet për prodhim dhe shitje narkotiësh si dhe kalim i paligjshëm i kufirit.
 

"Shpërndanin lëndë narkotike  në qytetin e Korçës, kapen në flagrancë me kanabis në automjet dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen dhjetëra doza kanabisi, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e dozave, një sasi fishekësh për armë gjahu dhe automjeti që përdornin këta shtetas për këtë veprimtari kriminale.

Si rezultat i kontrolleve të kryera, bazuar në të dhënat e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kapën në flagrancë 2 shtetas, ndërkohë që qarkullonin me automjet, me qëllim shitjen e lëndës narkotike kanabis, të ndarë në doza. Në momentin e ndalimit, gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasve E. P. dhe S. M., si dhe gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, gati për shitje.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. P., u gjetën dhe u sekuestruan një sasi tjetër kanabisi, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale, si dhe një sasi fishekësh për armë gjahu.

Nga verifikimet rezultoi se shtetasi S. M. kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. P., 30 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”;

S. M., 25 vjeç, banues në fshatin Vashtmi, Maliq, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.:", njofton policia. 

Droga dhe paratë e sekuestruara

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?