Policia e Lezhës ka vendosur në pranga Bledar Zefin, kapitenin e Shënkollit. Ky i fundit goditi me kokë në fytyrë arbitrin e ndeshjes Shënkolli 1-1 Sopoti, e zhvilluar këtë të shtunë për grupin A të Kategorisë së Dytë. Arbitri Abdurraman Kadriu mori ndihëmn në spitalin e Lezhës teksa është jashtë rrezikut për jetën. Kujtojmë se ndeshja u ndërpre në të 85 minutë.
“Me datë 28.10.2023, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Bledar Pjeter Zefi, (futbollist i ekipit të Shënkollit, kategoria e 2, Lezhë) i dtl 06.09.1992, lindur dhe banues në Lezhë, sepse gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit, kategorisë së dyte midis ekipeve të “Shënkollit” dhe “Sopotit” të Librazhdit, ka goditur me grusht arbitrin e ndeshjes shtetasin Abdurraman Kadriu, lindur ne Peshkopi dhe banues ne Tirane, i cili po merr mjekim ne Spitalin rajonal Lezhë jashtë rrezikut për jetën.
U kryen veprimet proceduriale për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 237 i K.Penal, dhe materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës se Shkallës së Pareë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë”, njofton policia.
Lajmi kryesor:
Rikthehet dhuna në Kategorinë e Dytë, arbitri i Shënkolli - Sopoti përfundon në spital! Arrestohet futbollisti
S.Dh/ReportTv.al