Kronikë

Në kërkim prej dy vitesh për plagosje me thikë, kapet dhe ekstradohet nga Greqia 26-vjeçari shqiptar (EMRI+VIDEO)

11 Qershor, 13:55| Përditesimi: 11 Qershor, 14:45

  • Share

Një 26-vjeçar është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë pasi akuzohet se ka goditur disa herë me thikë një person.

Në njoftimin zyrtar për mediat bëhet me dije se Besmir Ajazi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ndërkohë ngjarja është regjistruar në vitin 2023 në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë.

"Si rezultat i koordinimit të informacionit dhe veprimeve operacionale me homologët grekë, nëpërmjet Interpol Tiranës, gjatë kësaj faze të operacionit “The Wanted”, u lokalizua dhe u kap nga Policia greke, si dhe u ekstradua në Shqipëri, shtetasi shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, B. A., 26 vjeç, i lindur në Kuçovë.

Në vitin 2023, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Ai akuzohet se në vitin 2023, në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë, ka plagosur rëndë, disa herë, me mjet prerës (thikë), shtetasin E. B., gjatë një konflikti të çastit me të", informoi sot policia.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?