KOLONJË-Një 40-vjeçar ka goditur brenda bashkisë dy zyrtarë E. H. me detyrë drejtor kabineti dhe E. Z., me detyrë shef i shërbimeve pranë këtij institucioni. Autori është Orest Malushi 40 vjeç, banues në Ersekë, i dënuar më parë për plagosje të rëndë me dashje.
Malushi njihet si person problematik. Ai ka qenë më parë punonjës i bashkisë dhe kërkonte favore për të përdorur fadromën, por kërkesa e tij është refuzuar duke sjellë më pas goditjen ndaj dy punonjësve.
Gjithashtu 40-vjeçari në momentin e arrestimit ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë të rendit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", "Goditjet për shkak të detyrës" dhe "Kanosja për shkak të detyrës".
Luftë brenda llojit. Ish drejtori i ujësjellësit i ripjelljes socialiste arrestuar ne 2016 për armë mbajtje pa lejë. Me u dhi së qeshuri.......
Përgjigju