TIRANË- Redon Skutera është autori që ka dhunuar gazetarin investigative të Report Tv, Adriatik Doçin, i cili është identifikuar nga Policia dhe sot është bërë i mundur arrestimi i tij. 32-vjeçari Skutera, lindur në Berat është ndaluar në rrugën “Sami Frashëri”.
Skuetra është arrestuar 6 ditë pas sulmit të gazetarit Doçi shumë pranë shtëpisë dhe më pas u largua. Ndaj tij rëndon vepra për akuzën penale “Goditje për shkak të detyrës”. Policia ka sjellë edhe video nga momenti i arrestimit të autorit, ndërsa po vijon hetimi për ta zbardhur të plotë ngjarjen për të parë nëse ka edhe persona të tjerë të përfshirë në dhunimin e gazetarit të Report Tv.
Për dhunën ndaj gazetarit Doçi ka pasur një sërë reagimesh nga kolegët, ndërsa vetëm një ditë më parë deputeti socialist Erion Braçe i bëri thirrje Policisë së Shtetit të zbardhë ngjarjen. Gazetari investigativ i Report Tv dhe Shqiptarja.com, Adriatik Doçi është sulmuar mesditën e së dielës (13 nëntor) shumë pranë banesë së tij dhe fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore. Dy ditë më parë, gazetari Doçi takoi edhe ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim e cila i shprehu mbështetjen.
Redon Skutera
Redon Skutera
Report Tv ka siguruar foton e autorit të dhunoi gazetarin investigativ Adriatik Doçin. Ky është 32-vjeçari
Gazetari Adriatik Doçi ka reaguar pas arrestimit të dhunuesit të tij dhe zbardhjes së ngjarjes nga ana e policisë. Adriatiku ka falënderoj policinë për punën shumë profesionale që ka bërë, duke e konsideruar zbardhjen e ngjarjes një lehtësim shumë të madh për të dhe familjen e tij.
“Së pari, dua të shpreh vlerësimin maksimal për Policinë e Shtetit, për punën profesionale, të guximshme, pa ndalim, madje deri pas mesnate, të komisariatit nr. 5, drejtuesit e të cilit zbuluan në kohë rekord autorin e sulmit fizik ndaj meje, bashkë me suportuesit e tij. Ky është një lehtësim i madh për mua, familjen dhe miqtë e mi. Vlerësoj gjithashtu interesimin e posaçëm të ministrin Blendi Çuçi për zbardhjen e ngjarjes. Vlerësoj mbështetjen dhe solidaritetin maksimal të drejtuesve të Report Tv.
Ky është edhe një mesazh i shtetit për të gjithë kolegët e tjerë gazetarë, të cilët nesër mund të sulmohen nga segmente të krimit të organizuar. Ashtu siç edhe deklarova ditën e parë, sulmi është paguar nga nyje të krimit të organizuar për shkak të detyrës, për të krijuar frikë dhe kufizuar raportimin. Hetimet do të tregojnë më shumë. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë hap pas për të ndarë me publikun të vërtetat me interes publik”, ka shkruar Adriatik Doçi.
Ky është momenti kur arrestohet autori i dhunës fizike të ushtruar ndaj gazetarit të Report TV Ardiatik Doçi. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara, autori i veshur me rroba sportive është shoqëruar nga disa efektivë policie.
Në datën 13 nëntor, Redon Skutera ka sulmuar fizikisht gazetarin Adriatik Doçi teksa ky i fundit ndodhej pranë banesës së tij.
Policia e Shtetit ka reaguar për arrestimin e autorit që ka dhunuar gazetarin investigativ të Report Tv, Adriatik Doçin. Ndaj 32-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.
Policia identifikon, kap dhe arreston autorin e dyshuar të goditjes së shtetasit A. D. (gazetar). Kapet dhe vihet në pranga 32-vjeçari R. S.
Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në Kamzë, pas denoncimit nga gazetari A. D. goditur në afërsi të banesës, nga një shtetas i paidentifikuar, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Pas një pune profesionale dhe hetimore, të kryer nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në Kamzë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, falë dhe përdorimit të metodave speciale të hetimit, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapjen dhe arrestimi, në rrugën “Sami Frashëri”, i shtetasit R. S., 32 vjeç, lindur në Berat dhe banues në rrugën "Ndre Mjeda", Tiranë. Ky shtetas, më datë 13.11.2022, rreth orës 12:00, ka goditur disa herë, me grushte, për shkak të detyrës, në afërsi të banesës, në Kamzë, gazetarin A. D., duke i shkaktuar dëmtime fizike.
Arrestimi i shtetasit R. S. u bë bazuar ne dokumentimin e administrimin e provat shkencore e ligjore, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”. Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar dhe e fokusuar për të mbrojtur dhe respektuar liritë dhe të drejtat e qytetarëve e në veçanti të gazetarëve dhe në këtë kuadër fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të cenimit të të drejtave, duke iu garantuar reagim të shpejtë e profesional.
Te shkruajta 1e diten kur te goditen Z. Doci duke te uruar shendet. Ansliza llogjike e fakteve te conte drejt godines te qelbur LSI sot partia e lirise. Faktu I qe ky pis eshte nga Berati, fakti qe ky pis u arestua pikerisht ne rrugen ku gjendet godina e krimit te Mones dhe Lijes e perforcojne kete analize. Mona dhe Kikja kriminele qe porositin vrasje dhe dhunime me pagese. Denojeni 10 - 15 vite kete langaraq dhe fillon kendon si bilbil pastsj.
PërgjigjuGoditja e gazetarit me te mire investigativ Adriatik Doci ,nxorri ne pah ,qe gazetaria ne Shqiperi ka mengesi te medha dhe nuk mbeshtetet ne solidaritetin me koleget ,por si pasoje e presioneve te pronareve te tyre te medias nuk reagojne.Policia sot nuk eshte poliitike por zbatuese rigiroze e ligjit megjithese ne shume raste ka pasur kontra nje pjese te korruptuar te drejtesise .Hetimet do tregojne shkakun e vertete te goditjes dhe turp per ata gazetar qe lepihen pas haleve te korrupsionit
PërgjigjuKy skuterra prej Berati,andej nga ata varrmihësit e malit të shenjtë të Tomorrit të tipit madein Like floriri ( Meta - Metaj ) ka ndonjë aksion që i shërben partisë së lekut (lirisë ),besoj se po,pasi në të kundërt, çpati me Adriatikun,këtij padyshim pranari i malit të shenjtë të Tomorrit Like duçe Çepani i ka thënë ti pre në mes atë Tiku gazetarin dhe unë si më i forti mbi rruzull po pres në mes atë të gjatin se si shumë po na bezdisin,jo vetëm mua dhe monën por dhe atë të madhërishmin debulesën t'ime Sali prandaj yxhym i ka thirrë Likja skuterrës.
PërgjigjuTani ky ganga te tregoje se kush e ka paguar.
PërgjigjuOre ku ështē shoqëria e gazetarve ? ? ? Imagjinoni që të ishte goditur për shëmbull shimpazea klodjana lala se çfar do ishte bër. Do bëhej nami nga kazani i plerave të medjas. Ja ku i kemi faktet të pa kundërshtushme.
PërgjigjuKlodi vella ti je...
Po si ka mundesi qe shoqata e gazetareve nuk u prononcua..? Mos valle kjo shoqate e kazanit eshte ne sherbim te saliut..
PërgjigjuTim dihet kush jane urdheruesit e dhunimit te Tikut PD+PLse
PërgjigjuKy dhunuesi qenka tamam sketerre si mbiemri, kush e ka paguar kete sketerren te bente nje veprim te tille ndaj gazetarit, duhet te marre denimin e merituar nga drejtesia.
PërgjigjuDru me pre,kafsheria mbizoteron.Tiku nje nder gazetaret me te mire.
Përgjigju