Policia e Durrësit ka njoftuar sot se ka vënë në pranga 2 qytetarë për vepra të ndryshme penale. I pari është prangosur pas ka goditur me sende të forta kunatin e tij ndërkohë që një 37-vjeçar është arrestuar pasi drejtonte makinën në gjendje të dehur.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manëz arrestuan për veprën penale "Dhuna në familje", shtetasin M.A., 42 vjeç, banues në Hamallaj, Durrës. Ky shtetas më datë 07.10.2021 rreth orës 16:00 në Hamallaj, ka goditur me sende të forta në kokë, kunatin e tij, shtetasin B.M., 52 vjeç, banues në Hamallaj.
Nga Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës u arrestua për veprën penale "Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt", shtetasi G.S., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftimin e policisë.