Goditi me grusht Berishën, Gert Shehu nuk padit truprojat e ish-kryeministrit

10 Dhjetor 2022, 10:06| Përditesimi: 10 Dhjetor 2022, 11:43

  • Share

TIRANË- Gert Shehu, 31-vjeçari, i cili goditi me grusht Sali Berishën ka vendosur të ‘falë’ truprojat e ish-kryeministrit. Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi mëson se Gert Shehu është shprehur se nuk dëshiron t’i padisë truprojat. Shehu është lënë në burg nga Gjykata, ndërsa masa e sigurisë i është dhënë në ambientet e spitalit të Traumës. 31-vjeçari prej së martës po kurohet pas goditjeve nga truprojat e Berishës. Pasi gjendja e tij të përmirësohet pritet që të transferohet në qeli.

Aktualisht, Gerti Shehu është i shtruar në pavijonin e ORL tek spitali i Traumës. Para tre ditësh është dërguar tek spitali i burgut, por nuk e kanë pranuar dhe është rikthyer sërish tek Trauma. Gjendja e tij është shumë e mire, nuk ka asnjë problematikë, ndërsa ruhet nga forca të shumta policie. Avokati Ervis Lila i përzgjedhur nga familjarët e Gert Shehut ka kërkuar një masë më të lehtë ndaj tij. Ndërsa ka theksuar se akti i ekspertimit psikik për klientin e tij do të jetë përcaktues në këtë proces.

Ish kryeministri Sali Berisha gjatë protestës së 6 dhjetorit të cilën e kishte parashikuar prej ditësh, u godit me grusht në fytyrë nga Gert Shehu, 31 vjeç i cili vuante me problemet të shëndetit mendor. Gjithsesi, pavarësisht se ditën e djeshme, politika u bë 'bashkë' pavarësisht ndasive dhe dënoi njëzëri sulmin ndaj Berishës, kreu i foltoreve, bëri fajtor Edi Ramën. Ky version, u pa edhe nga pjesëtarë të Rithemelimit dhe një pjesë të Partisë Demokratike. 

Ndërkohë pavarësisht paraqitjes së dokumentit nga ana e mjekut Sadik Lala, ku shfaqej se 31 vjeçari, Gert Shehu vuante nga një “Çrregullim psikotik i papërcaktuar”, Rithemelimi këmbëngul se 31 vjeçari është oficer i policisë kriminale dhe është urdhëruar për të goditur ish kryeministrin. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e djeshme për ngjarjen e ndodhur dhe ka kërkuar që të zbardhet akti i sulmit që e konsideroi të pajustifikueshëm.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 11/12/2022 01:16

    Ai mund //t'i fale// dhe nena e tij mund te mos ngreje akuza nga frika,por shteti duhet te beje detyren e vet per te pare ne se ka teprim e abuzim te detyres dhe rrembim e manipulim te mundshem personi perderisa ne vend qe t'ia dorezonin policise e morren dhe e futen ne zyrat e PD.

    Përgjigju
  • Dori: 10/12/2022 13:55

    Se pari duhet te zbulohet kush e ka organizuar sulmin.Se dyti edhe ose nuk ka denoncim ligji parashikon arrestimin e plerave qe e jan dhunuar per hakmarrje se i ka goditur zagarin.

    Përgjigju
  • Ku ju çon "mushka": 10/12/2022 12:37

    Plan i mirëorganizuar nga vetë" Foltorja"për tërheqjen e vëmëndjes nga Samiti i BE_Ballkani Perëndimor , për të prishur festën e Ramës për Samitin,për destabilizim e në mbështetje të trazirave në veri të Kosovës të organizuara nga Serbia dhe Rusia . Nuk është rastësi që: _1Qëllohet me grusht në atë ditë dhe organizimi i protestës në atë ditë të veçant e të pa ndodhur kurrë më parë në Shqipëri. _2 njohja që kish personi ( agrosori) me familjen Berisha ku një i afërm familjar punon për ata ._3 mos reagimi i truprojës për neutralizimin e tij para se të vepronte. _4 faljen publike nga Berisha dhe mos kallzim në organet kompetente._5lëshimi i një raport mjekësor ku tregon që është i sëmurë mendor të lëshuar nga një doktor militant i këtij grupi të "Rithemelimit" _6kërkesa dhe mos kallzimi nga ana e "agresorit" për militantët dhe që e dhunuan dhe për truprojën që nuk e neutralizuar por e dhunuan dhe rrëmbyen . _7 zgërdhitja e ortakut të PL në momentin e goditjes .të gjitha këto e shumë të tjera që do të dalin më pas flasin qartë një mirëorganizuar nga "Rithemelimit.

    Përgjigju
  • Era: 10/12/2022 11:17

    Si mund te padise ata njerez qe e paguan dhe e terhoqen zvarre si qen duket i bere presion para se ta marre policia. Ne kete rast duhet denuar dhuna dhe djallezia e Berishes e Metes me te cilen jemi mesuar ne cdo ngjarje te shemtuar kriminale...

    Përgjigju
  • nini: 10/12/2022 10:42

    Ve bast qe PD do filloje protesta per lirimin e tij.

    Përgjigju
  • Mala: 10/12/2022 10:35

    Grushti dhene Berishes nga nje i ri i revultuar dhe ne gjendje jo stabile,sic thuhet.ishte dukuri jo e natyrshme.Por, pamje trishtuese dhe anormale,shume baanale ishte vrulli i mshuaejeve "çfajesuese" te sigurimit mbi te riun qe dha grusht Berishes.Madje ishte egersi hijenash,edhe kur gjate rruges per ne "institucion" rrahje i riu gabimtar,nga kush mundte e kush qellonte e me cka donte t'i meshonte personit me njem kembe mbathur e nje zbathur dhe krejt i shkyer.Kjo ishte pamja me çnjerezore e shqiptarve dhe Shqiperise ne koxho dekada e ndoshta edhe shekull te kaluar.

    Përgjigju
  • Kazani: 10/12/2022 10:22

    Si ti fali si te mos i fali nuk i rruhet shume militantave te PD. Ato jan gati tr vriten dhe vrasin per SB.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?