Goditi me grusht në kokë kundërhstarin, federata kroate merr vendimin për Eros Grezdën

4 Qershor 2020, 15:41| Përditesimi: 4 Qershor 2020, 15:44

  • Share

Eros Grezda mund të thuhet se ia ka hedhur paq me sherrin e bërë pak ditë më parë pas ndeshjes së Kupës së Kroacisë mes Rijkës dhe Osijek, pasi goditi me grusht në kokë sulmuesin kundërhstar Antonio Colak.

Edhe pse rrezikonte të përjashtohej deri në 6 muaj nga futbolli Grezda është pezulluar me vetëm 4 ndeshje. Në një njoftimin e Federetës Kroate të Futbollit thuhet:

“Komisioni disiplinor vendosi një pezullim prej 4 ndeshjesh për Eros Grezdën në kampionat ose kupe. Ai u dënua për sulmim fizik ndaj lojtarit të Rijekës, Antonio Mirko Çolak jashtë fushës së lojës në stadiumin e Rijekës pas ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Kroacisë, duke kryer kështu një shkelje të nenit 57 të Rregullave Disiplinore. Përmes klubit, ky vendim iu dorëzua lojtarit.”

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?