Gert Shehu dhe Sali Berisha

Goditi me grusht Sali Berishën, Gert Shehu kërkon në Apel lirimin nga qelia

22 Dhjetor 2022, 10:32| Përditesimi: 22 Dhjetor 2022, 15:18

  • Share

TIRANË- Gert Shehu, 31 vjeç, i cili goditi me grusht ish-kryeministrin Sali Berisha në protestën e 6 dhjetorit, ka kërkuar në Apel lirimin nga qelia. Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi raporton se avokati i tij ka dorëzuar sot kërkesën në Gjykatën e Apelit për masë më të lehtë sigurie.

Gert Shehu mori trajtim në spitalin e Traumës pas lëndimeve që iu shkaktuan nga goditjet pasi qëlloi me grusht Berishën. Shehu nuk ka ngritur padi ndaj truprojave të Berishës. Ditën e protestës, Berisha u godit me grusht në fytyrë nga Gert Shehu, 31 vjeç i cili vuante me problemet të shëndetit mendor.

Ish kryeministri Sali Berisha gjatë protestës së 6 dhjetorit të cilën e kishte parashikuar prej ditësh, u godit me grusht në fytyrë nga Gert Shehu, 31 vjeç i cili vuante me problemet të shëndetit mendor. 

Gjithsesi Sali Berisha bën fajtor kryeministrin Edi Ramën. Ky version, u pa edhe nga pjesëtarë të Rithemelimit dhe një pjesë të Partisë Demokratike.  Ndërkohë pavarësisht paraqitjes së dokumentit nga ana e mjekut Sadik Lala, ku shfaqej se 31 vjeçari, Gert Shehu vuante nga një “Çrregullim psikotik i papërcaktuar”, Rithemelimi këmbëngul se 31 vjeçari është oficer i policisë kriminale dhe është urdhëruar për të goditur ish kryeministrin.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?