Gjykata e Tiranës pushon çështjen ndaj Gerti Shehut, i cili goditi me grusht Sali Berishën gjatë protestës së 6 dhjetorit 2022, ditën kur në Tiranë mbahej samiti i Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.
Shkak është bërë papërgjegjshmëria mendore e 31 vjeçarit. Gjyqtari Gert Hoxha vendosi pushimin e çështjes penale ndaj Gert Shehut dhe shtrim të detyrueshëm në spital psikiatrik pasi nga ekspertizave rezultoi i papërgjegjshëm, informon gazetarja e Repor TV, Keti Banushi.
Aso kohe, kreu i Rithemelimit akuzoi kryeministrin dhe qeverinë Rama se kishte gisht në këtë sulm ndaj tij. Ndonëse, kjo retorikë u pasua edhe nga mbështetësit e tij, në një prononcim të Report Tv mjeku i 31 vjeçarit e konfirmoi qysh më 6 dhjetor se Gert Shehu vuante nga probleme të shëndetit mendor.
E SHERON ME MIRE BANDITI SAHALE LRIMINEL berisha
Përgjigju