VIDEO/ Goditi me grusht Vullnet Sinën, Bledion Nallbati merret në pyetje nga SPAK: S’kam qëlluar, në parlament ndodhin gjëra më të turpshme

6 Nëntor 2023, 09:08| Përditesimi: 6 Nëntor 2023, 10:59

  • Share

TIRANË-  Deputeti i Rithemelimit Bledion Nallbati është thirrur për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë e Posaçme, pasi goditi me grusht kolegun socialist Vullnet Sinaj. Rreth orës 09.00 ai është paraqitur në SPAK, ku është thirrur për të dhënë shpjegime, pas kallëzimeve që janë depozituar si nga Partia Socialiste, po ashtu edhe nga Rithemelimi.

Pas dëshmisë në SPAK, e cila zgjati rreth 30 minuta, Nallbati tha se vetëm është shtyrë me kolegun socialist ndërsa shtoi se në Parlament ndodhin çdo ditë gjëra më të rënda se kaq.

“SPAK do të bëjë punën e vet megjithëse ajo që ka ndodhur me Strazimirin dhe tonën nuk ka asgjë të përbashkët. Nuk kam qëlluar njeri më ka shtyrë e kam shtyrë” tha Nallbati duke sqaruar se incidenti i ndodhur mes tij dhe Sinajt nuk është i njëjtë me atë të precedentit Strazimiri. 

Megjithëse e pranon se veprimi nuk është i denjë për një deputet e justifikon kështu.

“Të tilla veprime nuk nderojnë askënd por në atë parlament ndodhin gjëra shumë më të turpshme se aq, si vjedhja çdo ditë e qytetarëve" tha Nallbati pasi doli nga SPAK.

Tre ditë më parë, u mor në pyetje nga SPAK edhe socialisti Vullnet Sinaj lidhur me incidentin që ndodhi në seancën plenare të 30 tetorit. Gjatë skenarit për dhunë e kaos të Rithemelimit për të mos lejuar zhvillimin normal të seancës pa plotësuar kërkesat e tyre Bledion Nallbati iu afrua deputeti socialist Vullnet Sina që po fliste nga karrigia e tij. Në një moment mes tyre pati konflikt fizik që degjeneroi dhe në përplasje fizike deri në përdorimin e grushtit nga ana e Nallbatit drejt Sinës.

Ora 09:37
'Në atë parlament ndodhin gjëra shumë më të turpshme se aq' Ja çfarë tha Nallbati pasi doli nga SPAK

 

 

“Të tilla veprime nuk nderojnë askënd por në atë parlament ndodhin gjëra shumë më të turpshme se aq, si vjedhja çdo ditë e qytetarëve” kështu u shpreh Bledion Nallbati menjëherë pasi doli nga SPAK ku u thirr për tu marrë në pyetje në lidhje me incidentin në seancën parlamentare me Vullnet Sinën.

“SPAK do të bëjë punën e vet megjithëse ajo që ka ndodhur me Strazimirin dhe tonën nuk ka asgjë të përbashkët. Nuk kam qëlluar njeri më ka shtyrë e kam shtyrë” tha Nallbati

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ledi: 06/11/2023 14:11

    Nuk paske karakter dhe je frikacak.Grushtin qe perdore ndaj Sines e pa e gjithe Shqiperia dhe ti e mohon ? Sina megjithese ne moshe te ben ty ate qe sta merr mendja ,por ruajti figuren e perfaqesuesit te popullit . U perdore nga Saliu dhe neswr mos u qa kur te cojne atje ku duhet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?