Foto nga Komisariati Nr.6, Tiranë

Kronikë

Tiranë/ Dhunoi me grushte 39-vjeçarin në Bulevardin e Kasharit, në hetim autori! Nuk i bindet policisë

28 Qershor, 12:14| Përditesimi: 28 Qershor, 12:18

  • Share

Një 39-vjeçar është marrë në hetim në gjendje të lirë, pasi goditi me grushte një person dhe nuk iu bind urdhrit të policisë për shoqërim.

Ngjarja ka ndodhur në Bulevardin e Kasharit, ku i dyshuari, shtetasi M. H., 39 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike ndaj një personi të moshës së njëjtë me të.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. H., 39 vjeç, pasi në Bulevardin e Kasharit, ka goditur me grushte një 39-vjeçar, si dhe nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për shoqërimin e tij".-thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme procedurale.

H.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rinumërimi i Tiranës, a e rrëzoi pretendimin e Berishës për manipulim?